Në një postim në Facebook, mëngjesin e sotëm Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit një tjetër mesazh. 

I veshur sportiv, Kreu i Shtetit ka pozuar teksa lexon librin "Esat pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti", të Ilir Ikonomit ndërsa shkruan:

"Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten".