Gjykata e Durrësit ka vendosur masën "detyrim paraqitje" për nëndrejtorin e Kadastrës në Durrës, Arben Isaku.

Ai akuzohej për veprën penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.

E njëjta masë është dhënë edhe për dy të ndaluarit e tjerë, specialistin F. Rexho dhe ekonomistin e institucionit R.K.