Një tërmet i fuqishëm me magniudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është ndjerë pak minuta më parë në veri të vendit, 18 kilometra nga Fushë-Arrëzi.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmiologjisë, lëkundjet janë regjistruar në orën 17:37 dhe epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km larg Kurbneshit në Mirditë, 30 km nga Kukësi dhe 68 km në verilindje të Tiranës.
Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.





