Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë ku edhe po kalon pushimet me familjen në vilën shtetërore.
“Paparacët” kanë kapur një foto të tij duke pirë cigare, nga ku duket si brenda një lokali. Fotoja u ripostua nga faqja e meme-ve “Brryli Broadway”, e cila risjell në vemendje shkeljen e ligjit anti-duhan, që ndalon konsumimin e cigareve në amiente të mbyllura.
Për foton ka reaguar vetë kreu i qeverisë, i cili shkruan se fotoja është shkrepur tek Lungomarja e Vlorës, në zonën e jashtme të një lokali.





