Një tjetër valë e të nxehtit afrikan përfshin Shqipërinë. Ndonëse vendi ynë ndodhet në periferi të saj, pasi në epiqendër është pellgu i Mesdheut, meteorologët parashikojnë rritje të vlerave të termometrit me tre gradë celcius.
Temperaturat e larta pritet të arrijnë kulmin të hënën dhe të na shoqërojnë deri mesin e javës së ardhshme.
Nëse nuk merrni masa i nxehti tregojnë mjekët mund t’iu shkaktojë nga lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale te personat qe vuajnë nga probleme të zemrës apo të tensionit. Apeli i tyre është për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.
Te më të vegjlit temperaturat e larta thonë mjekët janë bërë shkak për shfaqjen e një viroze të pazakontë për stinën.
I nxehti afrikan parashikohet të largohet nga vendi të mërkurën, kur në zonat malore parashikohet të kthehen reshjet e shiut.
Pjesa e dytë e gushtit sipas meteorologëve, pritet të kthejë termometrin në vlerat normale të muajit në të gjithë territorin shqiptar./ABC News Albania 24/7





