Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në përurimin e një agroturizmi në Arapaj, Durrës.
"Vinea Resort & Spa është një tjetër pikë agroturistike, e shtrirë në 400 mijë metra katrorë vreshta rrushi të varieteteve të ndryshme dhe pemtarie. Një destinacion unik për njerëzit që duan prodhimet bio dhe bukuritë e natyrës sonë",- tha kryeministri ndër të tjera gjatë fjalës së rastit.
Në të njëjtën kohë, kryeministri u shpreh se "ndihem i gëzuar që jam pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së agroturizmit, investim ky i mikut tim, Lefter Koka".
Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë edhe prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto dhe kryebashkiakja Valbona Sako.





