Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për Akademinë e Shkencave. Sipas Metës, ligji për Akademinë e Shkencave bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe cenon kompetencat e Presidentit të Republikës.
Po ashtu Presidenti argumenton se ky ligj nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë. Presidenti kërkon që të rishikohen dhe përmirësohen pika 1 e nenit 3, pika 3, 7 dhe 14 e nenit 4, pika 3 e nenit 6, pikat 5 dhe 6 të nenit 11, pika 1 e nenit 15, si dhe pikës 1 të nenit 19, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.





