"13 tetori nuk realizohet!" Kështu u shpreh aleati i Bashës dhe kreu i PAA, Agron Duka, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora. Aleati i Bashës u shpreh se zgjedhjet ne 13 tetor nuk do të mbahen.

"Nuk mbahen zgjedhjet në 13 tetor, sepse në fakt u mbyllën të gjitha afatet. KQZ nuk u mblodh, pra 13 tetori nuk realizohet, dekreti i Presidentit u hodh poshtë. Faktikisht ka një dualizëm pushtetesh në realitetin shqiptar. Është ai i mazhorancës që sipas nesh ka kapur të gjitha institucionet dhe nga ana tjetër dekreti i Presidenti që njihet nga opozita. Pra nuk ka tre pole, por dy, mazhoranca dhe opozita që janë të qëndrueshëm dhe nuk lëshojnë asnjë hap nga qëndrimet e veta",– deklaroi Duka.