Ish-deputetja e PD-së për Durrësin, Fatbardha Kadiu, me anë të një statusi në “Facebook”, ngre pyetjen se përse mungon besimi i qytetarëve për qeverinë.
Sipas Kadiut, të gjithë qytetarët do të shkojnë të votojnë e të paguajnë taksa, ditën kur një qeveri do t’ju premtojë atyre që:
“1. Nuk do të kryejë as një lloj transaksioni me kompanitë off- shore, por që tashmë janë bërë "on-shore" dhe ditën kur
2. Të detyrojë sektorin bankar të jetë 100% transparent me publikun”.
Në rast të kundërt, Kadiu thotë se do të kemi pafund raste Kongo-Ismailaj apo Zoto – Zimbabwe.





