Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka qenë e pranishme gjatë takimit që kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi me strukturat e PD-së në Krujë.

Në një postim në Facebook, Kadiu shkruan se Rama po e vjedh dhe shkatërron Shqipërinë me një grusht biznesmenësh me të cilët ndan pasuritë.

“Në Shqipëri pasurohen vetëm të pushtetshmit dhe varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”,- shkruan Kadiu.

Nga ana tjetër, ish-deputetja, duke iu referuar 30 qershorit, apelon për ndryshim të politikave ekonomike dhe politike të PD-së për t’i dhënë fund krizës, varfërisë dhe valës së braktisjes së vendit.

Postimi i plotë i Fatbardha Kadiut:

Vjedhja dhe shkatërrimi i Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh, të cilët ndajnë pasuritë me njëri tjetrin, janë shkaku kryesor për thellimin e varfërisë, papunësisë dhe mungesës së mundësive për pjesën tjetër të biznesit dhe njerëzve të ndershëm.

Në Shqipëri pasurohen vetëm të pushtetshmit dhe varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.

Prandaj, përtej refuzimit të Edi Ramës, 30 Qershori përbën edhe një thirrje ndaj PD për ndryshim në aspektin ekonomik dhe politik, për t’i dhënë fund krizës, varfërisë, papunësisë dhe emigracionit që po e zbraz vendin! #ShqiperiasiEuropa