Nëna e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka festuar ditëlindjen dhe në këtë ditë të shënuar i biri i ka dedikuar një urim të ndjerë.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit kosovar shkruan se nëna për të ishte dhe mbetet shtylla e familjes.
“Nëna sot mbushi 82 vjet. Për të gjithë ne, ajo ishte dhe mbetet shtyllë e familjes. Sakrifikoi shumë për ne dhe jam i lumtur që 82 vjetorin e saj po e festojmë së bashku në Burojë!”





