Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme që sërish të japë një mesazh të qartë për të gjitha bizneset që nuk respektojnë ligjin.
Përmes një postimi në "Facebook", shoqëruar me këto foto hotelesh, aktiviteti i të cilave është bllokuar, Rama pohoi se të gjithë do të futen në rreshtin e ligjit, ndërsa ata që abuzojnë me të do ta pësojnë.
“Koka bën koka pëson dhe nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe të le pa gjë. Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit, o do mbetet me gisht në gojë”, shkruan Rama.





