Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e gjeneralit major të Forcave Detare Ylber Dogjani, gati shtatë muaj pas skandalit të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Më parë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i propozoi Kreut të Shtetit shkarkimin e gjeneral Dogjanit, pas ngjarjes së ndodhur në Pashaliman, ku u vodhën disa armë.

Dogjani ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2015, kohë kur ministre ishte Mimi Kodheli.

DEKRET PËR SHKARKIM NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj

Neni 1

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

Nr. i Dekretit 11245

Tiranë, më 31.07.2019