Tre parti aleate të Partisë Demokratike, LSI, PAA dhe PR i kanë kërkuar sot KQZ-së të nisë procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilri Meta.

Burime nga PD-ja, konfirmojnë se ky qëndrim vjen pas një takimi që kanë pasur me kryedemorkatin Lulzim Bash, i cili gjatë takimit me aleatët është shprehur se: KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 tetorit.

"Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje",- mësohet të ketë thënë Basha.