Teuta bën një lëvizje të bujshme në merkato, në kuadër të ndërtimit të një grupi kompetitiv për sezonin e ardhshëm. Klubi bregdetar ka rikthyer në shtëpi Emiljano Vilën, ish-futbollistin e Kombëtares, që sezonin e fundit ishte pjesë e Korfuzit në kampionatin grek.
Në njoftimin e Teutës shkruhet se “ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Emiljano Vila është përforcimi i radhës për skuadrën durrsake. Pasi hodhi firmën nën kontratë, Vila është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.





