Pas 24 orësh bisedimesh intensive, Barça dhe Zenit i Shën Peterburgut kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Malcolm, shkruna Mundo Deportivo.
Zenit do të paguajë 40 milion euro për brazilianin, plus 5 milion të tjerë në formën bonuseve. Lojtari do të nënshkruajë me skuadrën ruse për gjashtë vjet dhe Barça nuk do të ketë asnjë të drejtë për një shitje të ardhshme.
Në këtë mënyrë, Malcolm do të largohet nga Barca brenda orëve të ardhshme vetëm një vit pasi zbarkoi në Camp Nou.





