Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video ku tregon degradimin e Teatrit Kombëtar.
Krahas videos, Rama shkruan se brenda sipërfaqes së Teatrit nuk do të ndërtohet nga privati, madje përveç kësaj, projektit të ri do t’i shtohet edhe 8 mijë metra katrorë sipërfaqe.
STATUSI I PLOTE
Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!





