Mauro Ikardi është një nga emrat më të “nxehtë” të kësaj merkatoje në Itali.Argjentinasi nuk është në planet e klubit dhe të Kontes, të cilët janë të qartë dhe kategorik me sulmuesin.

Interi kërkon që ta shesë lojtarin, por deri më tani nuk ka një ofertë të kënaqshme për klubin zikaltër. Nga ana tjetër “Gazzetta Dello Sport”, bën me dije se Ikardi do vetëm transferimin vetëm te Juventusi, në të kundërt nuk do të lëvizë nga Interi, duke e befasuar klubin.

Sulmuesi nuk vlerëson asnjë destinacion tjetër veç Juventusit dhe nuk i sheh si opsione të përshtatshme Napolin dhe Romën.

Merkatoja në Itali mbyllet në datën 2 shtator dhe ky muaj do të jetë ndoshta më deçizivi në karrierën e “bomberit” argjentinas.