Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpërndarë postimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në çështjen e qendrës historike të Tiranës.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili pyet se kush e mori në qafë apo e mëson që të futet në errësirë.

POSTIMI I PLOTË

Na kishte marrë malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk gënjen fare që thotë të vërtetat siç janë.

Nuk e marr vesh pse u bë më pas kaq gënjeshtar i madh ky Edi Rama.

Kush e prishi këtë njeri xhanëm?

Kush e mori në qafe?

Kush e mëson që të futet në errësirë?

Pse e shpërdorojnë naivitetin e tij sa që e bëjnë të duket edhe si tuaf edhe si matuf?

Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, që të rrojmë e ta kujtojmë të mirin Edi Rama që e telendisi për dreq shoqëria e keqe!!