Sipas kryedemokratit Lulzim Basha pa ndëshkimin e Dakos dhe politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar, nuk do të ketë demokraci dhe as drejtësi!

Kështu shkruan në Facebook Basha teksa publikon një video që sjell dhe një herë në vëmendje vendimin e DASH që i ndalon Vangjush Dakos e familjes së tij hyrjen në SHBA.

"Vangjush Dako është i paprekshëm. Vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për pushtetin e Edi Ramës” citohet ndër të tjera në videon e publikuar.