Pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka se tërmetet janë përtej parashikimit të shkencës, ka reaguar institucioni i Presidencës.

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka publikuar në Facebook deklaratën e një dite më parë të këshilltarit të Presidentit, Bahri Shaqiri në të cilën renditen edhe të gjitha mediet botërore, që kanë shkruar për parashikimin e një tërmeti apokaliptik në Ballkan.

Në postimin e tij, Blushi ironizon ministren Xhaçka të cilën e quan "zëdhënësen" e re në Shqipëri të z.Tselentis.

"Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot "zëdhënësen" e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin "Për Mbrojtjen Civile" bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!", shkruan Blushi.