Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot qëndrimin e aktorit të njohur, Luftar Paja, i cili i është bashkuar zërave të artistëve që kërkojnë ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.
Rama shkruan në Facebook se Paja "jep një mesazh kuptimplotë për të gjithë ata që sikur të merreshin me artin, aq sa merren me protesta për tullat e për llaçin (ajo godine në fakt s’ka as tulla, po tallash e qereste), do kishin lënë me siguri më shumë vepra se sa fjalime për qerestenë."
POSTIMI I PLOTË
Luftar Paja është një tjetër protagonist i skenës sonë kombëtare, i cili shprehet pa asnjë ngurrim në krah të shumicës së komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Ai jep një mesazh kuptimplotë për të gjithë ata që sikur të merreshin me artin, aq sa merren me protesta për tullat e për llaçin (ajo godine në fakt s’ka as tulla, po tallash e qereste), do kishin lënë me siguri më shumë vepra se sa fjalime për qerestenë.
LUFTAR PAJA:
Jam për Teatër të ri Kombëtar, me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Ne si artistë kemi harruar gjërat kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Duhet të shtojmë forcat për llaçin dhe betonin artistik. Teatri Kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe aty nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë të vijnë në teatër. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Qëllimi im kryesor është që të ketë një teatër siç i takon Shqipërisë.





