Vangjush Dako ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës, se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA, bashkë me familjen e tij. 

I kontaktuar nga mediat, Dako ka thënë se nuk është në dijeni të një vendimi të tillë.

"Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin", -tha ai.