Pas tensioneve të ditëve të fundit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht.
Sipas Ballës, 30 qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe.
POSTIMI I PLOTË
Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën.
Për llafe dhe zhurmë kemi LB që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve.
30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike.





