Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në bashkinë e Devollit.
Në një postim në Facebook, Paloka akuzon Policinë ndërsa shkruan se edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës.
POSTIMI I PLOTË
I shihni keta me uniforme ku shkruan “Policia”? Jane ne bashkine e Devollit ! Po nuk jane aty per te kapur hajdutin e Rames qe ka hyre duke thyer deren, naten , kur te zotet e shtepise nuk ishin aty.
Keta edhe pse mbajne uniforma, jane pjese e bandes. Jane aty per te mbrojtur hajdutin me urdher te kryehajdutit.
Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen me ! Grabisin me dhune!
Silluni me ta sic do silleshit me nje grabites qe ju ka hyre ne shtepi po pa njoftuar “policine qe nuk duam”.





