Kryeministri Rama, i ftuar në Salzburg në një bashkëbisedim të moderuar nga Drejtori i Galerisë “Serpentine” në Londër, Hans Ulrich Obrist, rrëfeu se sa e vështirë është që qeveria të gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën në Shqipëri, aq sa nuk bien dakord as për orën.
Në këtë kontekst, Rama iu referua protestave të opozitës, duke marrë si shembull sulmet ndaj tendës në hyrje të Kryeministrisë dhe kërpudhës në sheshin para saj.
Sa i takon integrimit europian, kreu i qeverisë tha se lodhja e disa vendeve të unionit nga zgjerimi nuk e ka zbehur ambicien e Shqipërisë për t’i bashkuar familjes europiane. Rama shtoi se ishte ai që nisi transformimin e Tiranës me lyerjen e fasadave, një projekt që edhe pse u përfol nga kundërshtarët kishte mbështetjen e 85% të qytetarëve.





