Raxha Naingolan nuk është në planet e trajnerit Konte për sezonin e ardhshëm, dhe duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar të karrierën e tij.Mesfushori ka pranuar vendimin e Interit për tu larguar, dhe është duke kërkuar për klub të ri.
Ndryshe nga Ikardi i cili nuk dëshiron të largohet nga Interi, belgu i ka komunikuar agjentit të tij dëshirën për tu transferuar në një ekip të ri. Sipas mediave italiane, lojtari e shikon me sy të mirë një rikthim tek Kaljari, atje ku ai mori edhe famën si një lojtar i mirë. Por, në rast se vjen një ofertë nga ndonjë klub që luan në Ligën e Kampionëve, atëherë ai do ta pranonte menjëherë atë.
Naingolan u ble nga Interi vetëm një sezon më parë për 40 milionë euro nga Roma, por pas vetëm një viti ai duhet të largohet pasi nuk është pjesë e projektit ziklatër.





