Mesfushori nga Guinea, Lancinet Sidibe, është një tjetër çështje e “nxehtë” tek Teuta. Pas përfundimit të angazhimit në Ligën e Europës, Sidibesë i përfundoi kontrata e huazimit te durrsakët. Lojtari është tashmë në dorë të Besëlidhjes dhe për të ardhmen e tij vendos klubi lezhjan.

Drejtuesit e Teutës konfirmuan se janë të interesuar për të zgjatur bashkëpunimin me guineasin, që mbylli një sezon pozitiv me “djemtë e detit”. Diçka e tillë do të vendoset në javët e ardhshme, pasi më parë duhet marrë miratimi i drejtuesve të Besëlidhjes.

E sigurt është se Sidibe kërkon të qëndrojë në Durrës, por dëshira e lojtarit duhet të marrë edhe OK-in e presidentit të klubit lezhjan. Ai luajti 30 ndeshje me Teutën, të gjitha si titullar, duke shënuar edhe një gol në fitoren e durrsakëve në Korçë.