Bajerni i Mynihut ka qenë skuadra fituese në miqësoren me Milanin, e vlefshme për “Internacional Champions Cup”. Bavarezët kanë mundur kuqezinjtë 1-0 me një gol të Gorexës, në minutën e 45+3 të takimit.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat dhe kjo sfidë u vulos me rezultatin e ngushtë. Ishte një takim luksi, në të cilin trajnerët nuk bënë shumë ndërrime siç është e zakonit në të tilla sfida miqësore.

Nga minuta e parë në këtë sfidë luajti Teo Hernandez për Milanin, gjithashtu pas sulmuesve e nisi dhe djali i Maldinit, Daniel. Nga ana tjetër Bajerni startoi nga minuta e parë me blerjen e re Pavard.

Milani ndeshjen e radhës miqësore do ta luajë me Benfikën, ndërsa Bajerni me skuadrën turke të Fenerbahçes.