Pushuesit në bregdetin e Durrësit janë habitur jo pak sot kur një breshkë e madhe uji ka dalë në breg të plazhit në Hamallaj.
Fatkeqësisht kafsha e detit me përmasa relativisht të mëdha ishte e ngordhur.
Siç shihet edhe nga fotot e BalkanWeb, breshka ka dalë në pjesën e rërës së detit.
Breshkën e ka ofruar dje uji në det, duke qenë se ishte e ngordhur.





