Është konfirmuar në detyrë prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, kandidat për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. 

Pas senacës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin këtë të martë duke e konfirmuar në detyrë Çelën, i cili ishte i pranishëm në seancë si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Olsian Çela është rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm.