Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme në kuadër të vijimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin "Marjeta Mehmeti" me aktivitet "Fast-Food", Durrës, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tavani i hapur në ambientin e kuzhinës, prani e papastërtive dhe mykut/ lagështirës në magazinën ku ruhej lënda e parë, si dhe tualeti ishte jashtë funksionit).
U evidentua gjithashtu se subjekti nuk dispononte regjistrin për monitorimin e temperaturave frigoriferike, si dhe mungonte analiza e ujit të pijshëm. Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat madministrative të mëposhtme:
-
"Gjobë" me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.
-
"Gjobë" me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.





