Është shtyrë për herë të katërt seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me arsyetimin se ndodhemi në ditët e fundit të korrikut dhe se gushti është pushim. Ndërkohë seanca e rradhës do mbahet më 10 shtator.
Para mediave, Tahiri se shtyrja e gjyqit për në shtator është e tepërt dhe një tjetër zvarritje e procesit.
"Pretendimi se gushti është pushim është i tepërt. Kjo histori u shty për në shtator, por kushtet ishin që të vijonte gjykimi i pandërprerë. Unë hajde de, nuk u lodha se e kam për detyrë. Se kuptoj pse prokuroria që ka dy vite që vijon hetimin ta mbyllë. Unë e thashë atë që kisha për të thënë. U shty herën e parë për punë poste, herën e dytë për punë polici, herën e tretë për punë letrash. Unë letrat kam parë ato që keni parë edhe ju. S’ka asnjë gërmë më shumë se ato që keni parë ju. Për më shumë do i dëgjoni në seancë konkluzionet e prokurorisë, por edhe të miat. Shyqyr që u gjetën dokumentat. Çfarë të bëj, t’i uroj që më në fund jo i gjetën, por i përkthyen. Merreni me mend çfarë bëjnë me njerëzit. Maksimumi në shkollë kam marrë 20% për mungesat, s’kam shkuar ndonjëherë në shkollë. Kjo histori ka nisur me burra me mustaqe dhe është mbyllur me burra që bëjnë botoks. Por ky s’është rasti im.", tha Tahiri.





