Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me kërkesën për shkarkim të presidentit Ilir Meta.
Manjani pyet qeverinë se përse i është drejtuar për opinion Komisionit të Venecias pasi sipas tij kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.
POSTIMI I PLOTË
Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parlamentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias.
Hahahahahahahahahaha…
Çfarë qesharakësh!
Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias?!
Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.
E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese.
Ç’hyn Venecia këtu?!
Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu…
Hardhuca pa bisht.





