Në seancën e fundit parlamentare u miratuan koncesionet për ndërtimin e dy akseve rrugore, ai i Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, të dy akse mjaft të konstestuara nga opozita për shkak të vlerës me të cilën po ndërtohen.
Ndër deputetët që dhanë votën e tyre kundër këtyre dy investimeve publike në partneritet me privatin ishte dhe deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni.
Në një status në Facebook, Hyseni sqaron arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi dhe publikon edhe fjalën e saj të plotë në Kuvend, lidhur me këtë çështje.
Statusi i Edlira Hysenit:
Une jam Pro zhvillimit te vendit tone, me sa me shume investime publike ne infrastrukture e kudo tjeter ato jane domosdoshmeri e prioritet, por jam Kunder mungeses se konkurences se lire, transparences dhe ndershmerise ne perzgjedhjen e Projekteve dhe Kostove qe lene fort per te dyshuar.
Fjala ime sot ne Parlament per dy kontrata te reja PPP qe nuk moren besimin dhe voten time!





