Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Rama ka postuar në Instagram një foto ku bën me dije se takimi me presidentin turk është zhvilluar në rezidencën e Marmaris, qytet në brigjet e rivierës turke.

"Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris", shkruan Rama pa zbuluar më shumë detaje rreth bisedës mes tyre.