Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Muslim Murrizi ka akuzuar deputetët socialistë se luajnë kazino jashtë vendit, pasi nuk preferojnë më Shqipërinë.

Sipas Murrizit, veset e bixhozit nuk hiqen me ndryshime të një neni në Kodin Penal. Ndërsa theksoi se luajtja e bixhozit është kthyer pjesë e aristokracisë, që deputetët sipas tij tashmë të pasuruar të mos krahasohen të varfrit.

"Keni bërë Kod Penal për të hequr veset e atij që kur del nga shtëpia ka furrën e bukës në kat të parë dhe lekët e bukës nuk i blen bukë por i luan bixhoz. Në cilin vend të botës mund të heqësh veset e pista të shoqërisë njerëzore me një nen të Kodit Penal, cilido qoftë ky. Gjë e madhe se nuk do luajë aty poshtë pallatit ku ble bukën, do luajë te kazinotë që keni licensuar ju. I keni hequr nga sipërfaqja dhe i keni çuar në bodrum. Po mo po, keni kazinotë online, yhy sa keni ju. Ju e keni kapërcyer këtë fukarallëk, keni vite dhe i hipni makinës dhe shkoni luani nga Budva e famshme në Monte Carlo. Keni vite që jeni shkëputur nga realiteti, jeni në anije kozmike. Meqë u pasuruat shumë nuk e begenisni më atë shap-shapen aty brenda, dhe thoni i kemi lënë ne këto se janë bërë si këmbët e dhisë, po loz shap-shape çdo lloj fukarai që lë familjen pa bukë se nuk paskeni pasur Kod Penal dhe të jetë pjesë e aristokracisë edhe bixhozi. Patjetër. Treçereku i atyre që harxhojnë miliona euro të vjedhura nga tenderët shqiptarë nga kjo sallë kanë dalë që luajnë bixhoz jashtë vendit. Të parin tuaj, para këtij që është tani, nuk e di ky luan apo jo e kemi pasur kampion bixhozi, aq shumë sa 5 muaj e 29 ditë mungonte në Kuvend se vinte vërdallë nëpër kazinotë e Evropës dhe vinte këtu ditën e fundi për të mos iu djegur mandati."