Pas zgjedhjes së Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Europian ka pasur reagime edhe në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama e quajti mbrëmë një “lajm të mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula Von Der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur.”
Një urim e ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që shkroi në rrjetet sociale se “gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!”





