Pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha dhënë për mediat pas takimit me aleatët ka reaguar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali.

Në një postim në Twitter, Spirapali i kërkon Bashës që të harrojë 30 qershorin ndërsa i thotë se po i ikën edhe qershori i 2021.

"Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhiken se po të ikën edhe qershori 2021."