Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në një postim në Facebook thotë se qeveria ka dhënë një tjetër koncesion nëpërmjet konkurrimi vetëm me një ofertues.
Shehaj shkruan se edhe pse shteti fitonte rreth 5 milion euro në viti për kontrollin e pompave të naftës, qeveria ka zgjedhur t’ia japë një privati për një periudhë 20 vjeçare.
POSTIMI I PLOTË
Nëpërmjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshme, qeveria ka shpallur kompanine “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës.
Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë, si pasojë e ankesave për fitues të parapercaktuar gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.
Kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprures sepse sillte në arkat e shtetit mbi 5 milionë euro në vit.
Kompania “Noa Control” do të investoj vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.
Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapërcaktuar.
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë këtë aferë korruptive flagrante në shkelje të ligjit.





