Në Vaun e Dejës është votuar me fletë të falsifikuara. Denoncimin në emër të Partisë Demokratike e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Ai ka publikuar një dokument sipas të cilit fletët e votimit kanë qenë në doganë në orën 7:58 minuta, ndërsa votimet kanë nisur në orën 7 të mëngjesit.
“Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e rradhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 jane skandalet me te medha, ku eshte kapur ne flagrance.
1. Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.
2. Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se per Elbasanin kishte me shume vota per kandidatin sesa flete votimi ne kuti.
3. Ka lejuar qe ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te fallsifikuara dhe qe nuk i dihet origjina e tyre. Ky i treti eshte nje skandal i ri, per te cilin kemi ne dore disa dokumente qe e provojne ate”, tha demokrati.
Bardhi publikoi edhe prova, që tregojnë se në orën 07:58 të mëngjesit fletët e rregullta të votimit nuk kishin kaluar ende në doganën e Hanit të Hotit, ndërkohë që votimet kishin nisur.
Demokrati kërkoi shpjegime nga anëtarët e KQZ-së se ku i kanë gjetur fletët e votimt me të cilat u votua në Bashkinë e Vaut të Dejës. Sekretari i Pergjithshem i PD, ngriti pyetjet:
“Nëse në orën 8 të mëngjesit Fletët e Votimit ishin ende në Doganë, çdo shqiptar pyet sot me çfarë fletësh votimi nisi procesi i votimit në orën 7.00?
Sa zgjati procedura e dërgimit të tyre në KQZ, marrjes së tyre në dorëzim nga KQZ, nisjes për në KZAZ, shpërndarjes në cdo QV?
I gjithë dokumentacioni zyrtar mbi këtë çështje, fakton një skandal të jashtëzakonshëm, një proces privat dhe kriminal të kryer nga KQZ në bashkëpunim me KZAZ e Vaut të Dejës, për të cilën prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimet penale”, shtoi ai.





