Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka qenë i ftuar sot në “Repolitix”. I pyetur nëse do të shkojë në zyrën e tij edhe pse presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar, Gjinushi ish-kreu i PSD-së tha se do të priste emërimin.

“Nuk kam vajtur se pres emërimin. Emërimi ka të bëjë me rrogën, por unë nuk kam ndërmend që të marr rrogë. Do të vijoj që të paguhem si ish-kryetar Kuvendi. Paga është më e lartë, por nuk kam shkuar për atë punë.”

Presidenti Ilir Meta nuk emëroi Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave. Me anë të një dekreti presidencial, presidenti zbulon se Gjinushi ishte kryetar partie kur u zgjodh në krye të ASH.