Ekipi i Teutës shënonte dje ditën e fundit të qëndrimit në Bansko të Bullgarisë, për fazën përgatitore para ndeshjeve në Europë.

Pas 16 ditëve qëndrimi, hoteli ku po qëndronin durrsakët, i ka bërë një surprizë lojtarëve dhe stafit, duke u sjellë një tortë të madhe, me logon e Teutës, si dhe ku shkruhej “Fat të mbarë KF Teuta”, si për t’i uruar suksese në rrugëtimin europian, ndërsa në sfond ishte vendosur edhe himni i klubit.

Kjo surprizë është pritur me duartrokitje nga ekipi i “djemve të detit”, ndërsa më pas kanë shijuar edhe tortën e përgatitur.