Një seri shpërthimesh të dhunshme u regjistrua nga krateri i vullkanit Stromboli, që ndodhet në ishullin me po të njëjtin emër në Itali. Një alpinist, i cili po eksploronte zonën, së bashku me mikun e tij, humbi jetën, ndërsa miku i tij u plagos.

Llava ka filluar të shpërndahet me shpejtësi, duke shkaktuar edhe zjarre të shumta në zonë. Disa turistë janë hedhur në det nga frika, ndërsa roja bregdetare po evakuon ata që duan të largohen nga ishulli.

Dy shpërthimet e regjistruara janë ndër më të fortët që nga viti 1985, kur vullkani ishte ende aktiv. Ndërkohë është rritur edhe frika e një cunami, pasi një pasojë e tillë ishte shpërthimi i vullkanit në vitin 2002. Dëshmitarët kanë treguar se anijet janë rikthyer në portë, ndërsa zona po monitorohet me helikopterë.