Futbolli është një sport i bukur dhe i ndjekur anembanë botës edhe aty ku varfëria është e madhe dhe mundësia për të parë eventet e mëdha është e vogël.

Një portal në Afrikë kishte nisur një fushatë bamirësie për të mbledhur fonde për një fshat shumë të varfër në Marok.Arsyeja ishte që të mblidheshin fondet e majftueshme që njerëzit e këtij fshati të shihnin kombëtaren e Marokut në Kupën e Afrikës.

Lajmi shkoi edhe te Medhi Benatia, që vendosi të anullojë fushatën. Ai financoi personalisht blerjen e një televizori të madh me gjithë abonimin për të parë ndeshjet e kombëtares.

Për atë fshat të varfër në Marok, kombëtarja e futbollit është e shenjtë. Njerëzit aty krijonin mundësinë që ndeshjet e kombëtares t’i shihnin përmes ekranit të një…celulari. Gjithsesi, tani ata kanë mundësi t’i shohin përmes një ekrani të madh.

“Kur sheh diçka të tillë duhet vetëmn të mendosh dhe shpresosh që t’u rikthesh këtyre njerëzve dashurinë që ata kanë për ty. Të japësh gjithçka për ta. Kjo është për ju miqtë e mi, do të bëjmë gjithçka për t’ju bërë të lumtur”, ka qenë mesazhi i Benatia.