Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku aktori i humorit, Erion Isai kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste.
Isai ka grumbulluar 4279 vota (93.37%) dhe lajmin e ka ndarë me ndjekësit në Instagram ku falenderon ata që e votuan.
"Faleminderit Kolonja (4279 zemra)", shkruan ai.
Ndërkohë rivali i tij, kandidati i pavarur, Fatjon Feka ka grumbulluar vetëm 304 vota.





