Që nga dita e nesërme, të gjithë qytetarët e Durrësit që do të përdorin urbanin do ta paguajnë më shtrenjtë biletën e autobuzit.
Rritja e çmimit do të nisë që nga dita e nesërme, menjëherë pas ditës së votimeve.
Rritja e çmimit të biletës së urbanit në të 6 linjat e Durrësit u miratua në muajin mars në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Por duket se kompanitë private që menaxhojnë 6 linjat urbane zgjodhën ta bëjnë fakt të kryer rritjen nga 30 në 40 lekë, pikërisht nga data 1 korrik.
Kjo rritje pritet të rëndojë xhepat e qytetarëve, pasi urbanët përdoren kryesisht nga shtresat më në nevojë si pensionistët, studentët, nxënësit e shkollave apo të papunët.





