Konflikte verbale janë shënuar edhe në qendrat e votimeve në qendër të Durrësit. Pavarësisht se opozita nuk merr pjesë në procesin zgjedhor, simpatizantë dhe anëtarë të kësaj force poltike po monitorojnë procesin. Një konflikt verbal është shënuar para pallatit të kulturës, ku gjenden tre qendra votimi.

Një grup i madh i mbështetësve të PD-së janë dislokuar para këtyre qendrave, për të monitoruar procesin e votimit. Por aty janë konfliktuar verbalisht me komisionerët dhe vëzhguesit e PS, të cilët ju kërkuan që të largohen nga qendrat e votimit. Për arsye se nuk janë të akredituar nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas minutash të tëra debate janë tërhequr simpatizantët e PD, të cilët kanë vënë në dispozicion edhe foto të një votueseje e cila sipas tyre është e afërme e kryetares së një prej qëndrave të votimit dhe ka votuar dy herë (fotoja poshtë).