Banorë të Shijakut kanë protestuar paraditen e sotme para 2 qendrave të votimit të vendosura në shkollën 9-vjeçare “Muharrem Dollaku”.
Me thirrjet “Rama ik” dhe flamujt amerikanë, simpatizantët e PD-së kanë protestuar kundër procesit të votimit të 30 qershorit.
Ndërkohë, kreu i PD-së së Shijakut, Rezeart Tusha, ka denoncuar një sërë parregullsish që anëtarët e partisë opoyitare po konstatojnë në të gjitha qendrat e votimit të Shijakut dhe zonave përreth.
Sipas Tushës, komisionerët dhe anëtarët e PS-së po shënojnë numrat e kartave të identitetit për të rritur artificialisht pjesëmarrjen në votime.
Ndiqeni të plotë fjalën e Rezeart Tushës më poshtë:





