Dega e PD-së së Shijakut do të organizojë një protestë në orën 10.00 në qendër të Shijakut, tek shkolla “Muharrem Dollaku”, ku janë të vendosura dy qendra votimi.
Kreu i PD-së së Shijakut, Rezeart Tusha thotë për DurrësLajm se protesta bëhet kundër zgjedhjeve monopartiake. Kujtojmë se në Shijak kandidojnë për PS-në, Elton Arbana, një emër i dalë në përgjimet e dosjes 339 dhe Arben Pohumi i Bindjes Demokratike.
Në Shijak është ngritur dhe funksionon KZAZ numër 24.
Shijaku 34 723 votues
Qendra Votimi 54





